Pijet qe te dobesojne; Mit apo e vertete?
Mirembajtja e nje peshe trupore vijon te mbetet nder problemet me te shpeshta, vecanerisht mes gjinise femerore. Si rrjedhoje, cdo trend qe premton renie ne peshe te shpejte, terheq vemendjen e tyre, me shpresen se nje pije do te zgjidh te gjithe problemet e tyre.
E verteta eshte si fjala e urte: - do gje qe vjen shpejt, edhe iken shpejt!
Pa diskutim qe ka pije te cilat krahas nje regjimi te strukturuar ushqimor, suportojne ne djegjen e dhjamit, reduktimin e peshes dhe pershpejtimin e metabolizmit. Por nese i trajtojme ndarazi, nuk ka asnje pije apo ushqim qe mund te dobesoje apo shendoshe. Gjithcka varet nga kompleksiteti i zakoneve tona te perditshme duke u nisur nga oraret e vakteve, ushqimi, pijet e dites, aktiviteti fizik, stresi, gjumi etj.
Uthulla e Molles – lidhet me shume perfitime shendetesore, si stabilizimi i sheqerit ne gjak dhe menaxhimi i peshes trupore. Vecanerisht kur eshte e paperpunuar, permban dhe burim te mirë probiotikesh te cilet ndihmojne te suportojne imunitet te mire dhe peshe te ekulibruar trupore. Rekomandohet te perdoret 1 luge gjelle e tretur ne 1 gotë ujë, 1 deri ne 3 here ne dite, vecanerisht para vakteve.
Caji Jeshil – Asociohet me renien ne peshe pasi ka zero kalori dhe permban kafeine por gjithashtu fale antioksidantit katekina, qe gjendet vetem ne cajin jeshil njihet dhe per stimulimin ne djegjen e dhjamit. Rekomandohet te konsumohet ne vend te kafes ne mengjes, dhe jo me vone se ora 2 pm.
Caji me Xhinxher – duke qene nje productk antiinflamator dhe i forte ne shije, ndihmon ne stimulimin e metabolizmit, duke rritur nxehtesine e brendshme ne trup dhe pershpejtuar djegjen e dhjamit. Bonus me pas eshte suporti qe ai ofron ne imunitet si dhe ne aparatin tretes duke stimuluar aciditetin e stomakut dhe lehtesuar fryrjet qe krijohen pas vaktit. Rekomandohet vecanerisht para vakteve ose ne rastet e mostretjes dhe shqetesimeve abdominale.
Uje me Kripe Natyrale – duke patur prezence te shtuar te mineraleve natyrale gjendur ne kripen e himalajes apo te detit, suporton ne balancimin e elektroliteve, dhe si rrjedhoje arrin te balancoje me mire ndjesine e urise dhe te ngopjes. Shpesherr nevoja per te konsumuar ushqim eshte thjeshte dehidratim ose njr debulese energjie e keqinterpretuar si nevoje per te ngrene dicka, nderkohe qe trupi ka nevoje per nje balancim ne sodium, magnesium dhe potasium.
Lengu i Fresket i Perimeve – pertej volumit dhe lendeve ushqyese qe gjenden te perqendruara ne nje leng me perime, cka krijon ndjesine e ngopjes ne stomak eshte vene re gjithashtu se redukton dhe nje renie te leptines. Leptina eshte hormoni i cliruar nga qelizat yndyrore qe lidhet me obezitetin kur nivelet e saj jane shume te larta ne gjak. Kryesisht rekomandohet te konsumohet ne mengjes esell ose gjate dites, por gjithnje para vakteve.