Historia ime

Cfare do sikleti qe po kaloni tani me shendetin tuaj, me besoni, nuk jeni vetem...

Eshte interesante si e marrim per te mireqene cdo gje qe ne kemi, deri ne momentin qe nuk eshte me.

Disa nga problemet shendetesore qe une kam kaluar jane anemi, aritmi, akne, binge eating, bulimi, mbipeshe, parasite intestinal, candida, leaky gut, intoleranca ushqimore, fryrje barku, diare, konstipacion, c’rregullime hormonale, deficenca nutritive, infeksione urinare dhe vaginale, dhimbje gjunjesh, kercitje kockash, mjegullim mendimi, thonj te dobet, lodhje kronike etj.

Sic e shikoni lista eshte shume e gjate. Pasi ndoqa rrugen konvencionale duke bere vizita me mjek specialist, analiza, antibiotik pa karar e deri ne takime me terapist pa asnje zgjidhje, kuptova qe duhej te mesoja vet si funksionon trupi dhe cili ishte shkaku i vertete pas simptomave te manifestuara.

Shpeshhere mjekesia moderne deshton ne trajtimin e problemeve te lartepermendura, deri ne ate pike sa te ben te dyshosh tek vetja jote dhe te mendosh se vertete je ti problemi, dhe cdo gje eshte ne koken tende.

Gjate studimeve te mia ne nutricion, naturopati dhe mjekesine funksionale fillova te mesoja gjithnje e me shume dhe te implementoja ato dije duke modifikuar dieten, mendesine dhe rrënjësisht stilin e jeteses. Gradualisht arrita te pastroj trupin tim, te eleminoj totalisht disa nga simptomat qe kisha si dhe te minimizoj simptoma te tjera duke zgjidhur shkakun pse u krijuan ne rradhe te pare.


FILOZOFIA PAS DY LUG’ DIJE

 Trupi yne sheron veten. Por nuk mund te sherohet nese jemi ende ne te njejten gjendje toksike qe krijoi semundjen ne rradhe te pare.

Jetojme ne nje bote ku ndonese jetegjatesia mund te jete rritur, cilesia e jetes eshte ne renie. Kjo sepse kemi humbur lidhjen me natyren, me thjeshtesine e jetes dhe me trupin tone.

Une jam Teneda Luli, keshilluese nutricioni, e cila ofron nje perqasje unike ne trajtimin e problematikave dhe permiresimin e shendetit tuaj duke nderthurur mjekesine funksionale dhe ate holistike. Cdo trup eshte nje sistem qe funksionon dhe i pergjigjet trajtimeve ne menyra te ndryshme. Secili prej nesh ka nje A.D.N, nje flore mikrobiale dhe nje historik qe na bejne te ndryshem dhe me nevoja specifike te personalizuara.

Dua te ndaj keto modalitete me te gjithe ju qe ende po vuani ndonese keni provuar cdo trajtim konvencional, diete apo suplement qe tregu ofron. Nutricioni Holistik e trajton trupin si nje sistem te tere, per te kuptuar shkakun e nje shqetesimi shendetesor, jo vetem simptomen, nderkohe qe nutricioni funksional komplimenton  ne analizimin dhe zgjidhjen e problematikave duke modifikuar dieten, inkorporuar bime medicinale dhe suplemente te targetuara.


EDUKIMI

-Diplome ne ‘Nutritional Sciences & Toxicology’ nga UC Berkeley Extension Program;

-Diplome si ‘Certified Holistic Nutritionist’ nga AFPA;

-Diplomë ne ‘Nutrition, Therapeutics & Health’ nga Alison;

-Certifikate si ‘Nutrition Life Coach’ nga Transformation Academy;

-Parasite Cleanse Course nga Dr.Jaban Moore;

-Active Membership ‘The Healing Code’ nga Ms.Paola Xhuli;

-Certifikate ne ‘Nutrition & Disease’ nga Universiteti Wageningen - ongoing