Keshilla me e mire qe do t'ju jap ndonjehere

Me siguri qe pjesa me e madhe e njerezve qe me njohin e dine qe une punoj ne fushen e nutricionit funksional, duke ndare modalitete natyrale sherimi, dhe se jam e obsesionuar me kerkimin dhe ndarjen e informacionit shendetesor!

Por dicka qe mund te mos e dini per mua eshte se une ndalova se munduari te ndihmoja ose 'te ndryshjoa' njerezit me te afert ne jeten time, prej vitesh tashme.

Kur fillova te mesoja per shendetin, dhe me e rendesishmja, duke perjetuar rezultate te verteta sherimi nga ilacet natyrale dhe ndryshimet ne stilin e jetes qe po zbatoja, isha entuziaste per te bindur te gjithe qe njihja te adoptonin menyren time te re te jeteses ne menyre qe ata te mund te ishin te shendetshem dhe te lumtur gjithashtu.

 

Vetem se kjo nuk funksionoi!

Kalova ore, jave, muaj dhe nivele energjie qe nuk do t'i kthej kurre, duke u përpjekur t'i bind njerezit qe dua te benin ndryshimet qe ata nuk donin ti benin. Ishte rraskapitese dhe e dhimbshme.

A mund ta besoni se edhe pse une punoj në trajtimin e problemeve kronike, kam familjare te sëmure?! Kam miq qe nuk lexojne pothuajse kurre ato modalitete qe une ndaj ne platformat e mia.

Ja cfare kam zbuluar dhe çfare dua te ndaj me ju ne menyre qe t'i kurseni vetes dhimbje, zhgenjim, stres dhe energji te humbur.

KURRE mos u perpiqni te ndryshoni askend!

free tirana nutrition

Udhetimi juaj eshte i juaji dhe detyra juaj ne kete jete eshte te shpetoni veten tuaj.

E di qe kjo duket si keshille e cuditshme, vecanerisht duke pasur parasysh se une e kam dedikaur jeten time tashme duke u perpjekur t'i bind njerezit te luftojne per veten e tyre, por nese e doni veten dhe vleresoni shendetin, energjine tuaj, ju rekomandoj te mos ndani asnje detaj te zakoneve tuaja apo stilit te jeteses me kedo qe njihni, pervec nese ata ne te vertete JU PYESIN PER TO.

 

Udheheq me shembullin tend!

Nese dikush deshiron te ndryshoje, ose eshte gati te rritet dhe te marre pergjegjesine per shendetin e tij, ata do te shohin se cfare po beni dhe do t'ju pyesin per kete. Ata do te tregojne interes te sinqerte dhe do te frymezohen thjesht duke ju pare ju teksa kujdeseni per veten.

Frymezojini njerezit duke qene ndryshimi qe deshironi te shihni ne bote dhe angazhohuni qe ta doni veten aq sa te mos perpiqeni te shpetoni kurre ata qe nuk duan te shpetohen.

Ne kemi një sasi të kufizuar energjie në këtë jetë.

 

E di qe eshte e veshtire!

Menyra me e mire per te nxitur ndryshimin dhe per te frymëzuar te tjeret qe te jene vetja e tyre me e mire eshte te jemi ne vetja me e mire per veten tone.

Duajeni veten aq sa per ta vene veten ne radhe te pare.

Per t'i thene jo shkarkimit te panevojshem te energjise dhe per te krijuar jeten, shendetin dhe te ardhmen qe deshironi per veten tuaj.

Energjia juaj e mahnitshme frymezuese me pas do te transformoje gjithcka dhe kedo qe do te takoni pa ndonje perpjekje shtese ose takse energjie te kerkuar nga ana juaj!

Energjia ëehte fuqi. Ruani fuqine tuaj.

 

Mbetshi me shendet,

Teneda

Previous
Previous

Pse ndihem keq, teksa po ushqehem shendetshem!

Next
Next

Pijet qe te dobesojne; Mit apo e vertete?